Live

“E kemi kojshi”, flet 14-vjeçarja që dyshohet se u dhunua për një vit nga 58 vjeçari

16:35 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Rasti i 14 vjecares që dyshohet se u dhunua për një vit nga një burrë 58 vjeçar, tronditi Kosovën.

58 vjecari, siç e konfirmuan për gazetën online Reporteri.net nga Prokuropria Themelore e Prishtinës, është arrestuar.

Viktima e rastit, vajza 14 vjeçare për Sateliti ka treguar se 58 vjeçari është fqinj i familjes së saj.

Ajo tregon se i dyshuari e ka joshur me gjëra nga dyqani të cilin ai e mbante afër shkollës së saj.

“Ai më ka kërcënuar. Babi e ka njek atë. Edhe i ka ikë babit. Ai e ka hetu edhe ka ikë tepër larg. Të shtunën kur më ka hip me dhunë në kerr e ka pa edhe babi.”, ka rrëfyer 14 vjeçarja.

Ajo tregoi se babi i saj e ka denoncuar në Polici rastin.

“Jemi në një mexhë.”, rrefeu vajza.

14 vejçarja tha se ka treguar rastin, që të mos i ndodhë asnjë vajze tjetër.

Ndryshe, gykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit J.G. për veprën penale Dhunimi, raporton BetimipërDrejtësi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit J.G., nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata thotë se vlerësoi se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoi se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij.

“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”.

Gjykata njoftoi gjithashtu se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua