Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për takimin siç e ka thënë i pari i VV’së, për të mërkurën apo të enjten, kurdo që lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku është i gatshëm.
Burimet e Periskopit brenda LDK-së, bënë të ditur se gjatë mbledhjes së nënkryetarëve të partisë është marrë vendim që të refuzohet ftesa e Kurtit.
Letra e Kurtit në adresë të LDK`së vjen pas disa takime me partinë e Fatmir Limajt, e që sipas të gjitha gjasave nuk ka ende ndonjë ujdi për bashkëqeverisje. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vëna nga të dyja palët.
E kjo letër e Kurtit nisur në LDK po ashtu vjen në kohën kur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi Listën Serbe se po bënë presion tek disa deputetë joshumicë e joserbë duke pamundësuar kështu krjimin e qeverisë së re. Komunitetet jo shumicë nuk i kanë dhënë një PO të madhe Kurtit në takimet që ka pasur me secilin veç e veç për shkak se disa nga ta kanë pasur kushte.