Live

Blloku A3 do të ndalet nga puna sonte nga ora 23:59, KEK tregon arsyen

20:24 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se sonte në orën 23:59, Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” do të ndalet nga puna, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.

Në njoftimin e KEK thuhet se ndalja e punës është e nevojshme për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh.

“Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme. Ekipet tona të ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi, sapo të krijohen kushtet (pas ftohjes së njësisë), për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua