Live

Ekskluzive: E tërheq zvarrë dhe e godet në kokë – arrestohet burri nga Gjakova që e bëri për spital gruan e tij

21:41 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka përfunduar në duart e mjekëve pas dhunës brutale të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saja se rasti ka ndodh mbrëmë, ndërsa i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje verbale me bashkëshorten, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Dyshohet se e ka tërhequr viktimën zvarrë nëpër banesë dhe e ka goditur me grushte në kokë, duke i shkaktuar lëndime fizike.

Për pasojë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka pranuar trajtim në QKMF.

Me të marrë vesh rastin, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Rasti kundër tij është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Shpërndaje në

U Kopjua