Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ata kanë folur për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, teksa Kurti e ka uruar Rohden për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.
Edhe në këtë takim, Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhet në njoftim.