Live

Arrestohet një person në Ferizaj, kanosi një grua, e më pas goditi edhe një polic

09:35 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi ka kaosur verbalisht një grua.

Gjatë arrestimit, ai ka rezistuar duke goditur një zyrta policor, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke e goditur një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua