Live

Policia po vazhdon dërgimin e gjobave me postë për shoferët që shkelin rregullat

14:35 / 10 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e vazhduar identifikimin e kundërvajtjeve dhe dërgimin e gjobave përmes postës në adresë të pronarëve të automjeteve.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo çështje është duke u zbatuar me seriozitet të plotë nga Policia e Kosovës.

“Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!”

“Policia e Kosovës, siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua