Live

Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, tre të lënduarit po trajtohen në Emergjencën e Pejës

15:25 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe trenit në fshatin Jagodë të Klinës.

Nga kjo ngjarje e rëndë të lënduar kanë mbetur edhe tre persona, të cilët po trajtohen në Emergjencën e Pejës.

“Ende janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit. Nuk dihet ende për gjendjen e tyre”, deklaroi Besnik Ibraj, shef i Emergjencë së Pejës.

Shpërndaje në

U Kopjua