Live

Haxhiu e nervozuar me opozitën: Nuk ishin të interesuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës

13:06 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Albulena Haxhiu ka folur para mediave pas dështimit të seancës, e cil e ka quajtur të paprecedentë mosvotimin e raportit.

Ajo ka thënë se opozita nuk e ka hallin me Listen Serbe, halli i opozitës është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Si kabinet, i kemi kryer të gjitha detyrat dhe obligimet tona sipas Kushtetutës dhe ligjit. Siç edhe e dini, sot ishim të pranishëm në seancën e Kuvendit. Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ishte i gatshëm të merrte pjesë dhe të votonte raportin për betimin e deputetëve. Por ndodhi një situatë e paprecedent – opozita nuk e votoi raportin e komisionit të udhëhequr nga Artan Abrashi. Ajo që është shqetësuese, është se opozita nuk tha asnjë fjalë kundër Listës Serbe, por të gjithë e kanë hallin te Vetëvendosja dhe Albin Kurti. Ata nuk e kanë hallin me Listën Serbe, por me ne. Tentojnë të vonojnë procesin dhe nuk janë të interesuar për krijimin e institucioneve”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua