Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta zvarris procesin e formimit të institucioneve duke blerë kohë.
Me këtë rast, Abdixhiku para mediave tha se LVV-ja ka bërë veprim jokushtetues.
“Një i zgjedhur s’mund të jetë kryeministër, ministër apo edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Ky qëndrim i partisë fituese është qëndrim jokushtetues, i cili po bëhet si pjesë e një loje për të zvarritur sa më shumë formimin e institucioneve dhe blerë kohë”, deklaroi Abdixhiku.
“Zgjidhja është shumë e tjeshtë, të japin dorëheqje nga pozitat që kanë, të ulen në ulesët e Kuvendit si deputet të Republikës së Kosovës, ta bëjnë betimin dhe kështu nis formalisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës”, theksoi ai.
Derisa për akuzat e VV-së, kreu i LDK-së tha se janë të një mendësie të njëjtë polarizuese.
“Dhe dua të them një gjë shumë të thjeshtë. Ata që komunikojnë me mesazhe për bërjen e votave nga Lista Serbe për qeverinë e ardhshme më së paku duhet të flasin për këto koordinime”, deklaroi ai.