Live

Stacioni policor në Ferizaj vizitohet nga fëmijët e një kopshti

13:14 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Stacioni policor në Ferizaj mirëpriti sot një grup fëmijësh të moshës 5-6 vjeç nga kopshti për fëmijë “Dielli” në këtë komunë.

Në kumtesën për media theksohet se policët u treguan të vegjëlve për punën e tyre të përditshme në shërbim të sigurisë së qytetarëve, ndërkaq fëmijët bënë shumë pyetje interesante dhe treguan interes për gjithçka që panë.

“Ata patën mundësinë të shohin nga afër makinat e policisë, radion e komunikimit dhe uniformat, duke përjetuar nga afër emocionin e profesionit të policit. Ky aktivitet edukativ dhe argëtues ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar fëmijët me rolin e rëndësishëm që luajnë policët në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua