Live

Sveçla i nervozuar para seancës: Mos folni budallakina

12:20 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është parë tejet i nervozuar me gazetarët sa edhe i ka ofenduar me shprehjen “Mos folni budallakina”.

Sveçla iu drejtuar kështu atyre pasi u pyet nga gazetarët se mos po e kopjon Kurtin, duke mos folur ose duke lëshuar aty-këtu ndonjë fjalë gjatë lëvizjes.

Ai kishte refuzuar që të fliste paraprakisht rreth numrave, derisa ecte për të shkuar në Kuvend ku pas pak pritet të nis vazhdimi i seancës konstituive.

Shpërndaje në

U Kopjua