Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është sqaruar pas takimit të komisionit të përkohshëm për verifikimit e mandateve.
Krasniqi tha se propozimi i PDK u miratua nga të gjithë antërët e komisionit, duke bërë kështu që të ketë një procedurë zhbllokimi për legjislaturën e nëntë.
Ndërkaq, Krasniqi shtoi se njëherë duhet të zhbllokohet situata, por janë të gatshëm edhe për zgjedhje. Madje me 15 qershor.
“Pas konifitmimit nga ana e kuvendit, ajo që mund të iu njoftoj është se kërkesa e PDK, e deputetit Përparim Gruda është që të evidentohet saktësisht në proces verbal të raportit që të gjithë ministrat përfshirë kryeministrin kanë dhënë dorëheqje individualisht. Na jemi të gatshëm për zgjedhje e kam propozi datën, kam propozu data edhe vjet nuk jau pat marrë mendja. unë edhe sivjet jau kom propozu datën, 15 qershori është ende shumë i përshtatshëm. Por njëherë ta zhbllokojmë këtë situatë sepse qytetarët na kanë votuar për legjislaturën e 9-të. Për këtë arsye jemi këtu. Ne ua dhamë mundësinë, sepse është propozimi i Partisë Demokratike ai që u miratua nga të gjithë antërët e komisionit”, tha Krasniqi.