Live

Ka lëvizje në parlament, sidoqoftë rendet e para te ulëset e VV-së mbeten të zbrazëta

13:45 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në parlament po ka lëvizje për të shkuar përpara, raporton gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani.

Ai tha se edhe nga partitë opozitare, edhe nga ministrat dhe kryeministir në detyrë ekziston kjy vullnet për tërheqje nga pozitat që kanë mbajtur deri tash, dhe të njëjtat do të futen në sistem dhe do të procedohen tutje.

Ky ka qenë zotimi që i ka hapur rrugë zhbllokimit të seancës, thotë Gajtani.

Ai njoftoi se të gjitha grupet parlamentare janë në sallë, përfshirë edhe LVV-në, por rendet e para të tyre janë ende të thata.

Shpërndaje në

U Kopjua