Live

Të hënën vazhdon votimi për kryetar të Kuvendit

15:26 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur, as në herën e dytë.

Kështu kryesuesi i seancës Avni Dehari, e ndërpreu seancën, duke thënë se vazhdon pas 48 orësh.

Dehari bëri të ditur se Kuvendi punimet i vazhdon të hënën nga ora 15:00.

Ndërkaq, sot Haxhiu i mori 57 vota, 19 kundër dhe tre deputetë abstenuan./ Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua