Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se, sipas projeksioneve të saj, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, duke pasur kontribues kryesor konsumin, investimet, dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, importi i mallrave dhe shërbimeve do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike.
Në të njëjtën kohë, BQK parashikon se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 3.3 përqind gjatë vitit 2025.
“Rikthimi i presioneve inflacioniste në tremujorin e parë të vitit 2025, u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimit, si dhe nga ndikimi i pritjeve për inflacion pas njoftimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike,” thuhet në ‘Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë’ të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Në lidhje me rreziqet për këtë projeksion, BQK thekson se ato anojnë nga kahu rritës, duke përfshirë: rritjen e çmimeve të ushqimit në tregjet ndërkombëtare dhe shkallën e transmetimit të kostove të rritura të energjisë elektrike në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit.
Raporti i plotë: