Live

PDK në Pejë uron Pashkët, vizituan Kishën Katolike “Shën Katarina”

18:59 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Me rastin e festës së Pashkëve, një delegacion i kësaj partie në Pejë ka vizituar Kishën Katolike “Shën Katarina” për t’i përcjellë urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe harmoni për të gjithë besimtarët katolikë.

“Në këtë vizitë mori pjesë edhe kryetari i Degës, z. Xhavit Haliti, së bashku me përfaqësues të tjerë të PDK-së, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për bashkëjetesën ndërfetare që e karakterizon shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

PDK në Pejë shprehu urime të përzemërta për Pashkët, festën e ringjalljes dhe shpresës.

Shpërndaje në

U Kopjua