Live

Kapet me armë pa leje në brez, ndalohet një burrë në Istog

09:19 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Istogut pasi iu gjet një armë zjarri pa leje për bartje.

Sipas raportit policor, gjatë një kontrolli të realizuar rreth orës 16:40, te i dyshuari është gjetur një pistoletë me 12 fishekë në një çantë brezi.

Edhe pse kishte leje për shenjëtari, ai nuk posedonte leje për bartjen e armës.

Me urdhër të prokurorit, arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

Shpërndaje në

U Kopjua