Një person është arrestuar në orët e mbrëmjes së së shtunës në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua pas një zënke verbale.
Sipas policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore viktimës, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.