Live

Gati 1 muaj nga vrasja e rreshterit Lika: Shteti me mëngjes arrestoi grupin e dyshuar kriminal, së shpejti detajet

10:50 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Gati 1 muaj kanë kaluar nga vrasja e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Dy persona dyshohet se e kryen krimin, ndërsa një ooperacion policor i zhvilluar sot nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj çoi në arrestimin e rreth tetë personave.

Policia e Kosovës e konfirmoi për Klankosova.tv aksionin policor, ndërsa Prokurori i rastit tha se zyrtarisht pritet të dalin me deklaratë.

Klan Kosova mëson se rreth tetë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas bastisjeve të kryera sot, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rastin e vrasjes së rreshterit Lika.

Akoma nuk dihet roli i secilit prej tyre në ekzekutimin e policit kosovar, por që hetimi rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Për të dhënë detaje Prokuroria Themelore ka thirrur konferencë me fillim nga ora 11:30.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Kujtojmë se kkryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajit, Burim Çerkini në një onferencë të cilën e mbajti një ditë pas ngjarjes, tha se dy persona dyshohet se e kanë kryer veprën, duke e qëlluar Likën me armë zjarri brenda ndërtesës ku jetonte.

Shpërndaje në

U Kopjua