Live

350 policë të përfshirë në aksionin për kapjen e anëtarëve të grupit që vranë rreshterin Lika

11:13 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Shteti zhvilloi aksion policor sot me mëngjes në Kaçanik. Cak ishin personat e dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika, para rreth 1 muaji.

Dy persona dyshohej fillimisht se e kryen krimin, ndërsa operacioni i sotëm i Policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj çoi në arrestimin e rreth tetë personave.

Akoma nuk dihet roli i secilit prej tyre në ekzekutimin e policit kosovar, por që hetimi rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë, raportoi Kosovalive, ndërsa kontrollet po vazhdojnë.

Për të dhënë detaje, Prokuroria Themelore ka thirrur konferencë me fillim nga ora 11:30.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Shpërndaje në

U Kopjua