Live

Eksperti ushtarak: Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë

11:51 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara, tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.

Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare.

Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.

Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda

Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.

Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI)

Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.

Jo gjithmonë nevojitet më e mira

Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”

E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.

Oficeri Markus Reisner duke shpjeguar përdorimin e dronëve në fushën e betejësOficeri Markus Reisner duke shpjeguar përdorimin e dronëve në fushën e betejës

Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod, shkruan DW.

Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik

Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua