jë aksion i madh policor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kaçanik, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Në këtë aksion, në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.
“S’ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar që ka qenë pjesëtar i FSK-së, ish pjesëtar”, tha Hoxha në konferencën e jashtëzakonshme për media transmeton Klankosova.tv.