Njëri nga anëtarët e grupit të dyshuar kriminal për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika, është i biri i një zyrtari policor.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një polici tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie, është sekuestruar arma zyrtare. Është armë zyrtare e Policisë së Kosovës, prandaj mbetet me u qartësu mos rastësisht është përdorur në këtë rast apo raste tjera” – ka thënë drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Klan Kosova ka mësuar se zyrtari policor në fjalë shërben në stacionin policor në Kaçanik.
Lika u vra mbrëmjen e 1 prillit nëndërtesën ku jeton, derisa po kthehej nga puna.
Policia dhe Prokuroria kanë deklaruar se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.