Punonjësit e Ndërmarrjes “Trepça” kanë paralajmëruar një grevë nga dita e nesërme, për shkak të vonesave të pagesave mujore, nivelizimit të pagave, rigjenerimit të vendeve të punës, kushteve dhe sigurisë në punë, si dhe mos-ekzekutimit të mjeteve të trustit.
Aktiviteti do të zhvillohet në vendin e punës në Kishnicë, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa greva thuhet, se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.