Dy zyrtarë policorë nga Peja janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Ndaj tyre është propozuar masa e arrestit shtëpiak dhe të suspendimit nga puna.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Aktualisht është duke u mbajtur seanca dëgjimore, ku do të elaborohet kjo kërkesë”, deklaroi Nikçi për Klankosova.tv.
Dy zyrtarët policorë të arrestuar, Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për të mos i shqiptuar gjobë.