Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ndaj sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje, drejt kompanisë Devolli.
Behrami vlerëson se thirrja e tyre për bojkotim produktesh, është thirrje për t’i lënë pa punë mbi 5 mijë famlje të Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Të gjithë, nga Albin Kurti e deri te militanti i fundit i partisë që merrni pagë nga shteti, paguheni edhe me paratë e shitjes së produkteve të Devollëve.
Në mënyrë indirekte, të gjithë jeni në ‘payroll’ të Devollëve!
Devollët, Kosovës çdo vit ia paguajnë direkt mbi 100 milionë euro tatim dhe punësojnë me mijëra qytetarë të Kosovës.
Thirrja për bojkotimin e produkteve të tyre është thirrje për t’i lënë pa punë mbi 5 mijë familje të Kosovës”.