Sot është hera e katërt që të zgjedhurit e popullit mblidhen për ta konstituar Kuvendin.
Derisa sot do të tentohet për herën e tretë për ta zgjedhur kryekuvendarin/ren.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun, për këtë pozitë.
Por, nga PDK, LDK e AAK-ja nuk ka shenja se mund të ndryshojë kjo situatë.
E Eugen Cakolli nga KDI, tha se bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014-të, kjo situatë mund të zgjas pafundësisht, nëse partia e parë nuk gjen zgjidhje politike.
“Fatkeqësisht nuk ka asnjë afat kohor, mund të shkoj në pafundësi. Ndonëse në rastin tonë i bie në skenarin më të keq të mundshëm, në vitin e ardhshëm në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, edhe po nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit do të kemi zgjedhje parlamentare”, deklaroi Cakolli.