Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Hykmete Bajrami, ka folur për media pas ndërprerjes së seancës për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Bajrami deklaroi para mediave se Vetëvendosje nuk është e gatshme për marrëveshje politike.
“Dhe ju e keni dëgjuar një subjekt politik që ka problem me kandidaturën. Nëse këta do të ishin të interesuar për marrëveshje do të uleshin me këtë subjekt politik se cili është emri i pranueshëm”, deklaroi ajo.
Edhe sot Lëvizja Vetëvendosje nuk i pati votat për votimin e kryetarit të Kuvendit.
Kështu Glauk Konjufca, tha se LVV-ja e ka emrin e njëjtë për këtë pozitë, dhe kërkoi kohë shtesë për këtë.
Seanca e radhës vazhdon më 23 prill, të mërkurën në ora 10:00.