Live

Tahiri: Kurti nuk po arrin të ketë partner për të qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme

18:29 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot është shkelur rregullorja e Kuvendit pasi u ndërpre seanca pa u vënë në votim propozimi për kryeparlamentare.

“Ndërprerje arbitrare, në kundërshtim me rregullore”, tha ai.

Ai shtoi se nuk mund të punohet me “teke”.

“Çdo 48 orë duhet të votohet deri në zgjidhjen e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve”, tha ai.

“VV ka pasur kohë të mjaftueshme për të arritur një koalicion për zgjedhjen e kryetari të kuvendit dhe qeverisë”, shtoi ai.

Tahiri tha se VV nuk po arrin të gjejë partner për koalicion.

Ajo çka shihet është z. Kurti me VV spo arrin me pasë partner për me qeveris Kosovën në katër vitet e ardhshme… Duket qartë që nuk ka disponim as vullnet nga asnjë parti për të qeverisur me Kurtin në katër vitet e ardhshme”, tha ai në “FRONTAL”.

Shpërndaje në

U Kopjua