Live

Vdes profesori universitar, Aziz Dujaka

12:59 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ka vdekur profesori universitar Aziz Dujaka.

Lajmi u bë i ditur nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportiv.

Për vdekjen e tij, ngushëllime familjes i ka shprehu dekani i këtij Fakulteti, Florian Miftari.

“Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka. Humbja e profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të bashkëpunonim me të. Ngushëllime të përzemërta dhe kujtim i përjetshëm për të. Për detajet e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua