Live

Zbardhen detajet për të shtënat në Pejë, ky është i dyshuari për tentim-vrasje

14:50 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Para pak orësh, në qytetin e Pejës pati të shtëna me armë.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Driton Rugova i cili tha se po grumbullohen informacione për të zbardhur rastin.

Ndërkohë Klankosova.tv ka kuptuar nga burimet e veta se i dyshuar për rastin është Miftar Dobraj i cili ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër i cili është emër i njohur për redaksinë por edhe për organet e rendit.

Incidenti në fjalë i cili dyshohet se ndodhi për shkak të mosmvarrëveshjeve të mëhershme mes të dyshuarit dhe viktimës, po cilësohet si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua