Live

Kolonel Bekim Zejnullahu akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani

16:09 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kolonel Bekim Zejnullahu është akredituar atashe i mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani.

Detyrën e re ai e mori zyrtarisht gjatë një ceremonie të mbajtur në Berlin, ku u bë dorëzim-pranimi i funksionit nga atasheu i deritashëm, nënkolonel Besim Gashi.

“Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike”.

“Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua