Nënkryetar i parë i AAK-së, Ardian Gjini, duke folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend, tha se i kanë propozuar dy emra.
“Në fakt, nëse janë numrat, nuk ka nevojë për propozimin tonë. Mirëpo nëse tash janë duke e kërkuar votën e opozitës për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, atëherë edhe opozita e ka një të drejtë të thotë ‘këto ta du, këto s’ta du’”.
“Atëherë nëse e kërkon votën tonë, duhet të flasësh me ne, e jo me kënd të duash ti”, deklaroi Gjini në Rubikon në Klan Kosova, duke shtuar se AAK-ja mbetet në këtë qëndrim.