Live

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes

07:45 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në konferencën që nis nga ora 10:00, do të diskutohet për hapat procedural pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi edhe mbrojtja ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për rrëzimin e një ose më shumë akuzave në aktakuzë.

Po ashtu, edhe mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se planifikojnë që të thërrasin dëshmitarët e tyre, por për siguri do presin vendimin lidhur me mocionet për rrëzimin e akuzave, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Në paraqitjet e tyre të para, në vitin 2020, të katër të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua