Live

Një banesë në katin e pestë u përfshi nga zjarri në “Muharrem Fejzë”, nuk ka të lënduar (VIDEO)

21:11 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në një banesë, që është katin e pestë të një ndërtese, në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Nga zjarrfikësit në Prishtinë për Klankosova.tv kanë deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për jetë, dhe asnjë të lënduar.

“Nga zjarri është përfshirë një komodinë, zjarri është fikur dhe gjithçka është nën kontroll”.

“Zjarrfikësit janë në pritje të lëshimit të energjisë elektrike për këtë pjesë”, thanë nga zjarrfikësit në Prishtinë për Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka raportuar më parë për këtë rast, dhe për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për këtë pjesë të kryeqytetit. 

Shpërndaje në

U Kopjua