Live

Pronari i banesës që u dogj në “Muharrem Fejza” s’jeton në Kosovë, motra nga tymi detyrohet të marrë infuzion

21:46 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një banesë u përfshi nga flaka në katin e gjashtë të një ndërtesë në lagjen “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Siç mëson Klankosova.tv, pronari i banesës nuk jeton në  Kosovë, ndërsa për rastin është njoftuar motra e tij nga fqinjët.

Ajo ka tentuar që të hyjë brenda, por nga tymi nuk ka mundur dhe më pas është dashur që të merrte edhe infuzion.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar zjarrfikësit në Prishtinë, ku thanë se zjarri është fikur dhe gjithçka është nën kontroll.

“Zjarrfikësit janë në pritje të lëshimit të energjisë elektrike për këtë pjesë”, thanë nga zjarrfikësit në Prishtinë për Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka raportuar më parë për këtë rast, dhe për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për këtë pjesë të kryeqytetit

Shpërndaje në

U Kopjua