Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 57-të.
E një urim të veçantë ia kushtoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Krasniqi thotë se Thaçi për erë të pestë feston ditëlindjen e tij padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, derisa shton se ish-presidenti vazhdon t’i jap vendit tonë dinjitet dhe krenari, transmeton Klankosova.tv.
Sot, Krasniqi thotë se po festohet për Thaçin, studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik.
“Urime ditëlindjen, President! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij. Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik. Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë”.
“Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”, u shpreh tutje i i pari i PDK-së.