Live

130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici

10:16 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar në Malishevë është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të besimit, pasi dyshohet se ka tërhequr para në mënyrë sistematike pa dijeninë e pronares së biznesit.

Rasti është denoncuar gjatë pasdites së djeshme, më 23 prill, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë.

Siç merr vesh Klankosova.tv, e dyshuara për një kohë të gjatë ka tërhequr mjete financiare pa u hetuar nga pronarja, duke i shkaktuar kësaj të fundit dëme materiale.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

Shpërndaje në

U Kopjua