Live

Pas Barduanit, Sorenseni takohet edhe me Bislimin

12:01 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me kreun e ekipit negociues nga Kosova, Besnik Bislimi.

Siç mëson Klani, takimi mes Sorenseit dhe Bislimit pritet të zgjasë deri në ora 12:15, transmeton Klankosova.tv.

Sorenseni u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, me të cilin folën rreth situatës së sigurisë në mbarë rajonin.

Ai nuk do të qëndrojë gjatë në Prishtinë, por vetëm për disa orë.

Shpërndaje në

U Kopjua