Live

Pasuria e Adem Hoxhajt, shtëpi e lokal, të hyra vjetore vetëm nga pozita e deputetit

15:48 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Së fundmi Adem Hoxha ka marrë vëmendje më shumë se herave të tjera, kjo pasi në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka zgjedhur t’i bashkohet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Si një pjesë e madhe e politikanëve, ai ka raportuar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga kjo del se ai ka të trashëguar një shtëpi nga prindërit në vlerë të 100 mijë eurove, dhe një lokal poashtu të trashëguar nga prindërit në vlerë të 150 mijë eurove.

E si veturë të raportuar ai ka një “Skoda”në vlerë të 8 mijë eurove, ku thotë se e ndërroi me veturën e vjetër dhe e shtoi një pjesë të parave për ta blerë.

Si para të kursyera ai i ka 60 mijë e 523 euro dhe thotë se janë kësti i dytë i pagesës që mori nga shitja e një toke.

Kurse si kredi ai e ka një për blerjen e një banese në vlerë të 56 mijë eurove.

Të hyra vjetore, ai ka vetëm nga pozita e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, ku në vit i mori 20 mijë e 304 euro e 74 cent. 

Shpërndaje në

U Kopjua