Janë shtyrë përkohësisht punimet në rrugën “Agim Ramdani” në Prishtinë.
Bëhet e ditur se ky vendim vjen pas reshjeve të vazhdueshme që mbizotëruan gjatë kësaj jave, transmeton Klankosova.tv.
“Me përmirësimin e motit, punimet do të vazhdojnë menjëherë – gjatë fundjavave dhe ditëve të javës pas orës 19:00”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se punimet priten të përfundojnë pas katër muajve.