Mëngjesin e së premtes, në fshatin Strellc të Deçanit një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Viktima, E.Uka është dërguar në Spitalin e Pejës ku po merr trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, nga policia është bërë e ditur se ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.