Tentimi i radhës është në prag, por si i fundit u paralajmërua.
Veçse ky nen të cilit i referohet, Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të 4-të për ta zgjedhur, Albulena Haxhiun, në krye të Kuvendit, në fakt po vlerësohet se nuk përbënë fare kufizim për këtë çështje e se i dedikohet një obligimi tashmë të përmbushur.
Madje një këso situate ku konstituimi zvarritet nuk është e paraparë.
Pas mos arritjes së konstituimit në 6 seanca, shihet si e domosdoshme që e para e shtetit, Vjosa Osmani, t’i ftoj liderët partiak, për çka presidentja në një letër qysh më 16 prill qe treguar e hapur, nëse diçka e tillë do konsiderohej e nevojshme.