Live

Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, Osmani: S’do të ndalojmë kurrë së kërkuari drejtësi

15:43 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Personave të Zhdukur me Forcë tha se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për çdo jetë të vjedhur, çdo të vërtetë të fshehur dhe çdo varr të fshehur.

Në një postim në “X”, ajo kujtoi mbi 1600 qytetarë, nëna, baballarë e fëmijë, të cilët ende mbeten të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë.

“Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me Forcë, ne kujtojmë mbi 1600 qytetarë tanë – nëna, baballarë, fëmijë – të cilët ende mbeten të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë. Ne e dimë se kush është përgjegjës. Ne e dimë se ku qëndrojnë përgjigjet. Dhe ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për çdo jetë të vjedhur, çdo të vërtetë të fshehur, çdo varr të fshehur”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua