Live

Tre mujori i parë: LVV më e pasura, harxhoi 1.7 milion euro (VIDEO)

21:37 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Me vota dolën të parët, e as me shpenzime nuk u’a kalon kush.

Lëvizja Vetëvendosje, në 3 muajt e parë të vitit ku hynë fushata e zgjedhjet, harxhuan më tepër se 1 milion e 700 mijë euro.

Mes tjerash në raportin e publikuar nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve del se u shpenzua goxha edhe për informim publik, afro 473 mijë euro.

Nga 1 janari deri më 31 mars, për këtë parti dhanë donacion para mbi 32 mijë euro. Mes emrave figuron zv/kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, me 300 euro.

Shumë më pak se këta që deri tash qenë në pushtet, shpenzoi subjekti i dytë në periudhën e njëjtë. Partia Demokratike e Kosovës, i harxhoi mbi 360 mijë euro.

Tjerët nuk kursyen për subjektin që në disa raste ia dhanë edhe afër 10 mijë, e që për 3 muaj krejt u mblodhën më tepër se 182 mijë euro.

Si u rëndit në vota, Lidhja Demokratike vend mori edhe në shpenzime që arritën në pak më shumë se 155 mijë. Nga lideri, Lumir Abdixhiku, e deputet, e jo vetëm, partisë iu dhanë më shumë se 73 mijë euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 3 muaj harxhoi mbi 67 mijë euro, e pranoi donacion më shumë se 23 mijë.

Shpërndaje në

U Kopjua