Live

Nis operacioni për gjetjen e Alpit

21:38 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Shoqata për Kërkim Shpëtim ka nisur një operacion për gjetjen e Alpit, një fëmijë i cili është raportuar i zhdukur nga familja.

Sipas njoftimit të shoqatës, operacioni po zhvillohet në qytetin e Gjilanit.

“Ekipet tona janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës”, thuhet në njoftim.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën tonë në numrin emergjent: 045-112-102. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm!”.

Shpërndaje në

U Kopjua