Alpi, vogëlushi nga Gjilani i cili u raportua të dielën i zhdukur është gjetur shëndosh e mirë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani deklaroi se fëmija pas kontrollit mjekësor i është kthyer familjes së tij.
“Ua konfirmoj se fëmia i raportuar i humbur nga ana e prindit të tij është gjetë. Për momentin edhe mjeku kujdestar i cili e ka kontrollu ka konfirmuar se fëmia është në gjendje të mirë shëndetsore. I njejti i është kthyer familjes. Për informata tjera ju njoftojmë në vazhdim”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Ky rast ka krijuar shqetësim të madh në Kosovë, ku përveç autoriteteve përgjegjëse në kërkim të Alpit, ishin mobilizuar edhe shumë qytetarë.