Live

Policia konfirmon vdekjen e një nxënëseje të klasës së 10-të në Skenderaj

10:18 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e ka konfirmuar vdekjen e një nxënëseje të klasës së 10-të në Skenderaj.

Në raportin policor, thuhet se viktima është dërguar fillimisht për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK ku edhe ka vdekur.

“Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua