Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike duket se ka prekur një pjesë të Spanjës dhe Portugalisë.
Mediat lokale sipas BBC-së thonë se ka bllokime trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid për shkak të mos funksionimit të semaforëve.
Lajmi u konfirmuar më pas nga operatori i rrjetit elektrik të Spanjës duke thënë se ka ndërprerje në të gjithë vendin.
Aktualisht po punohet për të rivendosur furnizimin me rrymë.